Ka pak ditë që është hapur Tuneli i Llogarasë, në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë detaje për qarkullimin e automjeteve në këtë tunel.
“Tuneli i Llogarasë – 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ky tunel është hapur më 5 korrik për qarkullim dhe ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut të Shqipërisë.
Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë. /Gazeta Enigma