Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë përfundon mandatin, Kurti i shpreh vlerësim për kontributin

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë përfundon mandatin, Kurti i shpreh vlerësim për kontributin

Ambasadori Tomáš Szunyog ka përfunduar mandatin e tij si shef i zyrës së BE-së në Kosovë.

Me ç’rast atij i është organizuar një mbrëmje lamtumirëse.

I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Nga kryeministria kanë ndarë detaje nga ky event.

Kurti foli për arritjet e vendit gjatë këtyre tri viteve të fundit, në kohën kur dhe ambasadori Szunyog shërbeu në krye të zyrës së BE-së në Kosovë.

“Gjatë mandatit tuaj, Kosova shënoi arritje të rëndësishme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ato më historiket ishin aplikimi ynë për anëtarësim në BE në fundin e vitit 2022 si dhe liberalizimi i vizave i cili filloi nga ky vit”, u shpreh kreu i qeverisë.

Në përfundim, Kurti shprehu vlerësimin për kontributin e ambasadorit Szunyog si dhe i uroi suksese të mëtejme në detyrën e tij të radhës. /Gazeta Enigma

Related Articles