Serbia shtrenjton pagesat e autostradave, preket edhe mërgata kosovare

Serbia shtrenjton pagesat e autostradave, preket edhe mërgata kosovare

Nga sot në Serbi, tarifat për shfrytëzimin e autostradave janë më të larta.

Kjo pasi, Qeveria e Serbisë ka vendosur që ato të rriten për 10 për qind.

E ky vendim i qeverisë serbe do të ndikoj edhe në kuletën e mërgimtarëve nga Kosova, të cilët kalojnë nëpër shtetin serb për të ardhur në vendlindje.

Sipas tarifave të reja, në rrugën nga Beogradi në Shid, shoferët tani duhet të paguajnë 4.27 euro në vend të 3.85 eurove. Në rrugën Obrenovac – Prelina, pagesa do të kushtojë 4.79 euro, ndërsa nga Beogradi në Suboticë do të kushtojë 6.84 euro.

Tarifa më e lartë do të paguhet në rrugën nga Beogradi në Dimitrovgrad, 14.27 euro.

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë thirrje që të shmangen udhëtimet përmes Serbisë. /Gazeta Enigma

Related Articles