Aliu: Serbia na kërcënon me armatimin që po e blen, duhet të jemi syhapur dhe të armatosemi edhe ne

Aliu: Serbia na kërcënon me armatimin që po e blen, duhet të jemi syhapur dhe të armatosemi edhe ne

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosova gjithmonë e ka pasur kërcënim Serbinë dhe se e njëjta vazhdon të jetë kërcënim, “jo vetëm nga deklaratat por edhe nga blerja e armatimit”.

“Kur blen armatim nuk e blen për t’u fotografuar, por për ta përdorur. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që ai armatim që e blen Serbia sot na kërcënon neve dhe ne gjithmonë duhet të jemi syhapur dhe të armatosemi edhe ne vetë që të jemi të gatshëm që të mbrohemi”, tha Aliu, duke shkuar në vijë me deklarimet e krerëve tjerë për rrezik sulmi nga Serbia.

“Përgatitja jonë e largon luftën. Sa herë që ne mos të mendojmë që ajo s’do të vijë do të jemi më të rrezikuar, kurse sa herë që mendojmë se jemi të kërcënuar dhe përgatitemi e punojmë në forcimin tonë ushtarak, evitojmë mundësinë e luftës”, deklaroi tutje minsitri.

“Pavarësisht kërcënimit nga Serbia, ne jemi këtu, siç kemi qenë përherë”, shtoi ai. /Gazeta Enigma

Related Articles