Zbulohet një varr monumental në Shqipëri, Rama paralajmëron se së shpejti do të jetë pjesë e guidave turistike

Zbulohet një varr monumental në Shqipëri, Rama paralajmëron se së shpejti do të jetë pjesë e guidave turistike

Një tjetër varr monumental është zbuluar në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias.

Për lajmin ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka thënë se ky zbulim është një dëshmi e gjallë e egzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve e guidave turistike.


“Gërmimi arkeologjik u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë, ndërkohë që po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin e gjetur”, shkruan kryeministri Rama. /Gazeta Enigma

Related Articles