Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Francës, Emanuel Macron, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington, njofton Gazeta Enigma.
Osmani shpërndau fotografi nga takimi, duke thënë se me homologun e saj biseduan për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.
“Diskutim përmbajtësor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, shkroi presidentja në Facebook. /Gazeta Enigma