Sulmi ndaj Trump – Kurti dënon atentatin ndaj tij, i uron shërim të shpejt dhe shpreh ngushëllime për të vrarin

Sulmi ndaj Trump – Kurti dënon atentatin ndaj tij, i uron shërim të shpejt dhe shpreh ngushëllime për të vrarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai i ka uruar shërim të shpejt Trumpit si dhe ka shprehur ngushëllime për të vrarin, i cili ishte pjesë e publikut.

“Bashkohem me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur si dhe dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të vrarit”.

“Mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa përjashtime”, ka shkruar Kurti.

Related Articles