Një qytetar nga Bitia e Poshtme e Shtërpcës ka gjetur një portofol me para dhe dokumente në Ferizaj.
Menjëherë i ka dorëzuar në stacionin e policisë.
Lajmin e kanë bërë të ditu vet policia.
Sipas njoftimit të tyre, pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, të njëjtit i janë kthyer paratë në shumën e 350 frangash, 65 eurosh dhe disa montedha metalike si dhe letërnjoftimi i RKS-së.
“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin G.Stankoviç për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma