Ish-presidenti i ShBA-së Donald Trumpit, u lirua sot prej një nga akuzat më të rënda që i ishin ngarkuar atij, atë për publikimin e dokumenteve të klasifikuara.
Trump u deklarua lidhur me këtë çështje sot.
Ai tha se ky rast “duhet të jetë vetëm hapi i parë” i shumë të tjerave dhe bëri thirrje që edhe akuzat e tjera të tij të pushohen.
Rreth kësaj ka folur edhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Richard Grenell.
Ish-drejtori i Inteligjencës amerikane, tha se të njëjtin fat e pret edhe Hashim Thaçin, pra lirimin nga akuzat.
Ai i përmendi prokurorin Jack Smith, i cili po hetonte rastin e ish-presidentit amerikan, e në Hagë e kishte hetuar edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
“Rasti i Jack Smith shpartallohet. Radha është te ju, Hashim Thaçi”, shkroi Grenell në platformën X.
Të shtunën Trump u plagos në një atentat në Pennsylvania.
Ai shpëtoi pa ndonjë pasojë të madhe teksa autori i kësaj ngjarjeje të rëndë u vra nga snajperistët e Shërbimit Sekret.
Kjo shkaktoi reagime të mëdha në botë duke u solidarizuar me ish-presidentin Trump.
Jack Smith’s Trump case falls apart.
Over to you, @HashimThaciRKS.— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 15, 2024