Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar mërgimtarët që të investojnë në Kosovë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Kurti ka njoftuar se këtë vit për bashkëatdhetarët përfshihet edhe një dritare garantuese kreditore.
Sipas tij, përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre.
“Përpos mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për një muaj, pakoja jonë mirëseardhëse për bashkatdhetarët tanë këtë vit përfshin edhe një dritare garantuese kreditore, të cilën do ta hapim javën që po vjen”, deklaroi Kurti.
Tutje ai ka shtuar se “përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, në republikën tonë. Këtë po e bëjmë me bindjen e plotë që potenciali i rritjes së vendit tonë dhe fuqia investuese e mërgatës sonë duhet të ecin krah për krah. Mirë se vini”.
Ndërkohë, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, deklaratat e Kurtit i ka parë më shumë si fushtë para zgjedhjeve sesa gatishmëri për ti mbështetur ata.
“Sidomos kur një një gjë e tillë kërkohet në kohën kur Kosova ka zero investime nga jashtë”, theksoi Gërxhaliu.
Tutje ai ka shtuar se mjaftë shqetësuese është edhe pjesa kur investimet nga diaspora në banesa trajtohen si investime të huaja.
“Duhet të kuptohet se deklaratat e fundit nga nivelet më të larta shtetërore shumë më tepër paralajmërojnë zgjedhje eventuale sesa gatishmëri serioze për të mbështetur qoftë bizneset qoftë diasporën”, tha ai.
Tutje ai ka theksuar se “duhet të kuptohet e vërteta që diaspora në Kosovë kërkon shumë më tepër stabilitet politik dhe një dialogë të mirëfilltë dhe partneritet me shtetet evropiane, dhe ato të shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim ka shumë hapësirë për të dëshiruar, në rend të tretë duhet të kuptohet që kërkohet një strategji e mirëfilltë, të draftohet dhe tek atëherë të vendoset sesi do të absorbohet kapitali i diasporës dhe ky partneritet përmes bankave, apo sigurimeve të kredive dhe investimeve”.
“Vetë fakti që sot në Kosovë kemi zero investime nga jashtë besoj është një fakt shqetësues, vetë fakti që investimet nga diaspora në banesa trajtohen si investime të huaja është hapi i dytë, dhe e treta besojë që duhet të mendohet në forma stimuluese të ndryshme siç bëjnë rajonet e jashtme dhe atëherë vërtetë të motivohet diaspora, por në këtë burokraci, në këtë politizim të skajshëm, në mungesë të dialogut të mirëfilltë në Kosovë qoftë në aspektin intern qoftë në aspektin ekstern është shumë e vështirë për të motivuar diasporën”, deklaroi ai.
“Këto thirrje nga Kurti na bënë të kuptojmë që Kosova po zbrazët, si mund të investojë diaspora kur kemi këtë pasiguri, këtë politizim, këtë mungesë të dialogut të mirëfilltë në këtë arrogancë pushteti siç po ndodh viteve të fundit, tha Gërxhaliu.
“Në qoftë se do të kemi një implementim të një oferte të tillë duhet të kuptohet që kapitali i diasporës është shumë i lartë dhe do të kishte qenë një infuzion apo një mbështetje shumë e madhe për ekonominë e Kosovës. Por në këtë drejtim duhet të kuptohet që Kosova po zbrazët, nga Kosova po ik kapitali i qytetarëve, dhe si është e mundur një gjë e tillë të ndodhë dhe të investohet kapitali i diasporës në këtë formë kur kemi këtë pasiguri, këtë politizim, këtë mungesë të dialogut të mirëfilltë në këtë arrogancë pushteti siç po ndodh viteve të fundit”, deklaroi Gërxhaliu për “Enigmën.
Ai vlerëson se diaspora dhe sektori privat i Kosovës janë ambasadorët më të mëdhenjë të vendit tonë”
“Ambasadorët më të mëdhenj ekonomik të Kosovës janë diaspora dhe sektori privat i Kosovës dhe në këtë drejtim nëse kemi tentativa të jemi të barabartë në varfëri, besoj që diaspora e do Kosovën shumë më tepër se na, e njeh Kosovën shumë më tepër se na, dhe në këtë drejtim duhet punë dhe motivim për ta bindur diasporën që të investojë në Kosovë”, theksoi ai./Gazeta Enigma/