Qeveria ua bllokon komunave mjetet nga të hyrat vetanake, reagon AKK

Qeveria ua bllokon komunave mjetet nga të hyrat vetanake, reagon AKK

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) përmes një reagimi ka kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) që sa më shpejt të bëj bartjen e mjeteve financiare të Komunave nga rritja e të hyrave vetanake nga viti 2023, shkruan Gazeta Enigma.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, e ka cilësuar si ‘absurde’ bllokimin e mjeteve nga të hyrat vetanake të komunave, duke thënë se këtë e ka bërë pa ndonjë arsyje të ditur.

“Këto mjete janë të Komunave dhe duket shumë absurd që mjetet e Komunave të bllokohen nga niveli qëndror. Kemi të bëjmë më mosbartjen e rritjes së të hyrave vetanake të vitit 2023, e që këto të hyra kapin shifrën e milionave euro. Komunat që kanë tejkaluar planifikimin e të hyrave vetanake për vitin 2023 kanë aprovuar këtë rritje buxhetore në Kuvendet e Komunave përkatëse mirëpo, MFPT ende nuk i ka bartur këto të hyra dhe i zvarrit pa asnjë arsye. Duhet ditur se MFPT e ka obligim Ligjor që këto mjete t’i bartë te komunat sepse janë të hyra vetjake të komunave”, thuhet në reagim.

Tutje, nga AKK kanë thënë se kjo situatë, i fut në rreziqe komunat që mos të vazhdojnë me projektet dhe investimet kapitale.

“Duke marrë parasysh që këto mjete nga rritja e të hyrave vetanake të komunave për vitin 2023 janë të destinuara për projekte kapitale, me këtë veprim niveli qendror i fut në rreziqe komunat që të mos mund të procedojnë në publikimin e projekteve për të cilat janë destinuar. Pra, komunat edhe pse i kanë të destinuara këto mjete për investime kapitale, pra për përmirësimin e jetës së qytetarëve, kjo nuk mund të ndodhë për shkak pengesave të shkaktuara nga niveli qendror. Komunat janë në pritje të bartjes së të hyrave nga rritja e realizuar nga vete Komunat”.

“I bëjmë ftesë publike Ministrit të ndërmarrë veprimet konkrete ligjore per realizimin e të drejtës së Komunave në të kundërten po neglizhohet në dëm të Komunave e rrjedhimishte në dëm të mosrealizimit të projekteve kapitale në interes të qytetarëve”, përfundon reagimi i bordit të AKK-së. /Gazeta Enigma/

Related Articles