Kosova bie për një pozitë në ranglistën e re të FIFA-s

Kosova bie për një pozitë në ranglistën e re të FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka rënë për një pozitë, në ranglistën e re të FIFA-s të publikuar sot, njofton Gazeta Enigma.

Dardanët deri sot ishin në pozitën e 105-të në botë, ndërsa nga tash e tutje janë në pozitën e 106-të, deri në një vlerësim të ri.

Ndërkohë, Shqipëria ka mbetur në pozitën e njëjtë, atë të 66-të.

Kombërja latine, Argjentina, po vazhdon mbretërimin në pozitën e parë, pasi mbrojti titullin e saj kampionit në Copa America.

Franca është radhitur e dyta, ndërsa Spanja e 3-ta, ani se fitoi EURO-n. Megjithatë, kjo e fundit u ngrit për 5 pozita. /Gazeta Enigma

Related Articles