Policia serbe raportohet të ketë vrarë, Faton Hajrizin.
Sipas informacioneve të fundit thuhet se Hajrizi është vrarë në rrugën “Drinska 21” në Loznicë, për “shkak të rezistencës ndaj policisë”.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka publikuare dhe fotografinë e të dyshuarit, tashmë të vrarë.
Sipas MPB-së serbe një vendas serb kishte raportuar se e kishte parë një person me atë që përshkruhej në kërkim afër një pompe derivatesh.
Pjesëtarët e policisë në numër të madh prej tyre kanë bllokuar të gjithë zonën dhe rrugën ku thuhet se edhe është vrarë Hajrizi.
Tashmë raportohet se ministri serb, Ivica Daciq është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik. Më pas ai dje nisi të kërkohej nga autoritetet serbe si i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.