Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit – i cili po dyshohet të jetë vrarë sot nga autoritetet serbe në Serbi – ka reaguar pas raporteve, duke shpërndarë një fotografi të Fatonit në Facebook me mbishkrimin “Vëlla, ti je në zemër teme, i gjallë je”.
Ende nuk është konfirmuar nga shteti serb identiteti i të vrarit, por shumë indikacione thonë se është Faton Hajrizi. Vrasje e tij u bë pasi një natë më herët vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër.
Madje, ministri i Brenshëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se do të kërkojë nga shteti gjerman ekstradimin e Artan Hajrizit, pasi që ky i fundit dyshoi se përmes postës ia dërgoi pasaportën e tij Fatonit, për të kaluar kufirin. /Gazeta Enigma