Pas PDK-së, edhe LDK-ja çon në Kushtetuese ligjet për KPM-në dhe KPK-në

Pas PDK-së, edhe LDK-ja çon në Kushtetuese ligjet për KPM-në dhe KPK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar në Kushtetuese sot pasdite dy ligje të miratuara ditë më parë nga mazhoranca e Kuvendit, atë për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kryetari i Grupit të kësaj partie, Arben Gashi, i dorëzoi ligjet në Kushtetuese, bashkë me  statutin e Universitetit të Prishtinës,

Ai tha se ka “shkelje kushtetuese” nga qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Njëjtë dje veproi edhe Partia Demokratike e Kosovës. /Gazeta Enigma

Related Articles