Mediat në Serbi kanë publikuar një video, në të cilën pretendojnë se Faton Hajrizi para se të vritej kishte shkuar afër kufirit me Bosnjë Hercegovinen dhe kishte hyrë në një oborr të një shtëpie ku ka marrë një biçikletë.
Në video shihet një burrë teksa afrohet pranë një shtëpie, dhe para se të largohet e merrë një biçikletë që gjendet aty.
Sipas tyre, kjo video është marrë nga kamerat e sigurisë në fshatin Novosti.
Pas rreth 40 orësh kërkime, Faton Hajrizi është lokalizuar dhe vrarë nga policia serbe dje gjatë ditës. Hajrizi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e tij.
Identiteti i tij u konfirmua tek në mbrëmje.
Pas rreth 40 orësh kërkime, Faton Hajrizi dje u lokalizua dhe u vra nga policia serbe. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri.
Pas vrasjes së tij mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi.