Osmani takohet me kryeministrin islandez, e falënderon për mbështetjen e vazhdueshme

Osmani takohet me kryeministrin islandez, e falënderon për mbështetjen e vazhdueshme

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, gjatë samitit të EPC-së në Londër.

E para e shtetit tha se Islanda ishte vendi që i dha hov rrugëtimit dhe përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Diskutuam rëndësinë strategjike të finalizimit të suksesshëm të këtij rrugëtimi, duke theksuar se me anëtarësimin e Kosovës në KE, triumfon angazhimi ynë për avancim të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

“E falënderova Kryeministrin Benediktsson për mbështetjen e vazhdueshme dhe konfirmuam gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë”, shtoi tutje ajo. /Gazeta Enigma

Related Articles