Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil e ka suspenduar eksportin e mishit të shpezëve dhe produkteve të tij në Kosovë si dhe në 43 vende të tjera, pasi ka konfirmuar shpërthimin e një virusi atje.
Ndalimin e eksportit, Brazili e ka ndaluar edhe në shtetet fqinje si Shqipëria dhe Maqedoninë e Veriut.
“Në zbatim të rregullave ndërkombëtare për tregimin e shpendëve dhe produkteve të tyre, pezullimi i certifikimit të përkohshëm kryhet nga Brazili, për të garantuar transparencën e shërbimit zyrtar brazilian, ndaj vendeve që importojnë produktet. Në këtë mënyrë, pezullimet lidhen me zonën ose rajonin me pengesë certifikimi, që varion nga pezullimi për të paktën 21 ditë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.