Me përfundimin e takimit Suedi – Ukrainë, janë mësuar të gjitha ekipet përfaqësuese që kanë fituar nga një ‘biletë’ për fazën çerekfinale të Euro 2020.
Danimarka, Italia, Czech Republic, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Angli dhe Ukrainë, janë tetë ekipet çerekfinaliste, të cilat vijojnë ‘odiseiadën e tyre maratonike’ për titull kampioni në kontinentin e vjetër.
Padyshim se befasia më e këndshme e kësaj faze ishte fitorja e Zvicrës ndaj pretendentit kryesor të këtij edicioni “Euro 2020”, Francës, e cila që nga fillimi është konsideruar dhe apostrofuar si favorite, si dhe eliminimi i Gjermanisë në fazën çerekfinale
Gjatë dy ditëve të ardhshme lojtarët e 8 skuadrave çerekfinaliste do të kenë kohë për t’u freskuar dhe pushuar nga ‘barra’ e rëndë e takimeve të shumëta dhe të ngjeshura, ndërsa vijon më 2 korrik me dy takime: Zvicër – Spanjë në ora 18:00 dhe Belgjikë – Itali në ora 21:00.