Gjatë ditës është arrestuar edhe një i dyshuar për arratisjen e Faton Hajrizit nga Burgu i Smrekonicës.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, Valon Preteni, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Ai është shprehur se prokurori i rastit i ka thënë se arrestimi është bërë sot pasdite.
Poashtu, edhe dje është arrestuar një person për të njëjtin rast pasi dyshohet se i ka ndihmuar Faton Hajrizit pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës. /Gazeta Enigma