Joe Biden gjatë së dielës ka njoftuar për tërheqjen e tij nga gara presidenciale.
Të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e bashkëpuntorëve të tij por edhe të kundërshtarëve.
Ish-presidenti amerikan Barack Obama, nuk ka shprehur mbështetje për zëvendëspresidenten e ShBA-së Kamala Harrisin, pasi ajo u miratua nga Joe Biden si pasuesja e tij në kandidaturën për zgjedhjet presidenciale.
Ndërkaq për Harris, mbështetje treguan ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary Clinton.
Guvernatorët Gavin Neësom dhe Josh Shapiro, që dikur u propozuan si zëvendësues të mundshëm të Bidenit, gjithashtu u shprehën përkrahës për Harris.
Një deklaratë nga zyra e Obamas lavdëroi Bidenin, por nuk i referohej zëvendëspresidentes, raporton Sky Neës, përcjellë Gazeta Enigma.
“Ne do të lundrojmë në ujërat e paeksploruar në ditët në vijim. Por kam besim të jashtëzakonshëm se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar ” shkruhej në të.
“Unë besoj se vizioni i Joe Biden për një Amerikë bujare, të begatë dhe të bashkuar që ofron mundësi për të gjithë do të shfaqet plotësisht në Konventën Demokratike në gusht”, thuhej tutje aty. /Gazeta Enigma