Dimal Basha e nis ditën me një “grusht” kundër gazetarëve dhe AGK-së

Dimal Basha e nis ditën me një “grusht” kundër gazetarëve dhe AGK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, që dikur vetë ishte gazetar, ka zgjedhur që mëngjesin ta nisë me një “grusht” kundër gazetarëve dhe Asociacionit të tyre.

Një një postim të gjatë të cilin e fillon me “mirëmëngjesi”, Basha, ka treguar se si duhet të përbëhet Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, pasi sipas tij, jo të gjithë gazetarët mund të jenë pjesë e tij.

“Pra AGK ka probleme serioze sepse duhet m’i mbrojtë të gjithë gazetarët dhe mediumet njëjtë.

Si Buzhala me Batonin që shpifin e prodhojnë bërllok, si Kreshnik Gashi me Flaka Surroin që gjurmojnë e prodhojnë kritikë konstruktive, të dy palët janë të barabartë në sytë e AGK-së”, shkruan Basha.

“Njëjtë me mediume! AGK detyrohet me dal me mbrojtë Insajderin e Nacionalen që kanë shpifje të konfirmuara nga Këshilli i Mediave të Shkruara, por në të njëjtën ombrellë e ka edhe Kallzo pikë com dhe Kohën që bën gazetari hulumtuese e prodhon lajm”, vazhdon shkrimi i tij.

Shkrimi i Bashës:

Related Articles