Një grua shtatzënë ka vdekur sot, pasi u godit nga një veturë në Malishevë, teksa po ecte, njofton Gazeta Enigma.
Viktima u dërgua për trajtim në QKUK, ndërkohë që nuk arriti ti bëjë ballë plagëve të marra.
Ajo ndërroi jetë rreth orës 11:30.
Ende nuk dihet se si rodhi ngjarja, por në aksident u përfshi edhe një veturë tjetër.
Ndërkohë, edhe shoferët e dy makinave po ashtu morën trajtim mjekësor. /Gazeta Enigma