Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për punën e 100 ditëshit të Qeverisjes Kurti, raporton Gazeta Enigma.
Sipas kësaj partie, kjo Qeveri nuk solli ndonjë ndryshim në një mënyrë të re të qeverisjes, ashtu siç u proklamua. Gjithashtu, u tha se partia në pushtet po jep tregues te mjaftueshëm të një qeverisje të dobët.
Gjithashtu, në këtë konferencë u tha se që në startin e saj ka nepotizëm gjithandej, ku kjo qeveri ka fillua ti jap hapësirë familjarëve të saj.
LDK vlerëson se kjo po bëhet me qellim të kapjes së institucioneve të ndërmarrjeve publike dhe te agjensive te pavarura. Ne qeverinë Kurti këto kuadro profesionale po dalin të jenë familjare te zyrtareve të larte të VV-seë.
Nënkryetarja e kësaj partie, Shqipe Mjekiqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka ndryshuar qëndrimet qysh nga ardhja në pushtet.
“LVV gjatë kohës sa ishte në opozitë udhëhiqej nga parimi jo negociata por vetëvendosje. Ajo çfarë kemi parë këtyre ditëve është transformim i skajshëm nga jo-negociata në dialog pa kushte. Doli që dialogu është prioriteti numër një e jo ashtu siç thoshte që është i shtati. Qeveria iu qas këtij procesi pa plan e pika konkrete” , ka thënë Mjekiqi.
Në ndërkohë, Izet Sadiku nga grupi punues për shëndetësi në LDK, ka kritikuar qeverinë “Kurti”, për ngecje në procesin e vaksinimit.
Ai ka thënë se nëse vazhdon me këtë ritëm, atëherë ka rrezik që Kosova të goditet nga një valë e re e pandemisë.
“Deri sot kanë kaluar 3 muaj nga fillimi i vaksinimit dhe kemi më pak se 2% qytetarë të vaksinuar . Nga koha kur është shpallur si periudhë e vaksinimit masiv, janë vaksinuar vetëm 70 mijë qytetarë. Nëse me këtë tempo vazhdon atëherë do të vaksinohen rreth 7% të qytetarëve. Kjo mungesë e vaksinimit ne e parashohim se do të ketë mundësi që të na godas një valë e re e pandemisë”, ka thënë Sadiku.
Ndërsa Besian Mustafa nga LDK-ja, në 100 ditëshin e qeverisë “Kurti”, ka përmendur shkarkimet që janë bërë nga kjo qeveri dhe punësimin e disa të tjerëve.
“Në 100 ditëshin e parë të kësaj qeverie ka shumë ankesa për të shkuarën. Ekonomia jonë dhe sektori privat kanë nevojë për mbështetje. Qeveria ka ndarë vetëm 6 milionë euro për gastronominë kinse për të mbuluar dëmet që u janë shkaktuar nga mbyllja. Më nuk kanë asnjë përkrahje, përveç fjalëve që do ët bëjnë një pako të re për rimëkëmbje ekonomike. Gjatë këtyre 100 ditëve shkarkuan borde të ndërmarrjeve publike dhe ngarkuan anëtarë dhe familjarë të tyre. Përveç dajëve dhe nipave nuk gjetën punë për askënd tjetër”, tha Mustafa.
Në ndërkohë deputetja Vlora Dumoshi ka kritikuar qeverinë për moszhvillim të kulturës, rinisë dhe sportit
“Në rrafshin e kulturës, rinisë dhe sportit, ministri merr vendim për ta anuluar konkurset programore pa asnjë kriter. Tash jemi në korrik dhe e shohim se jeta kulturore dhe trashëgimore është shumë e varfër. Nuk kemi asnjë promovim të Kosovës jashtë vendit”, ka thënë Dumoshi.