Gruaja dhe dy djemtë e tij e bëjnë për spital pejanin, tre personat e dyshuar arrestohen nga Policia

Gruaja dhe dy djemtë e tij e bëjnë për spital pejanin, tre personat e dyshuar arrestohen nga Policia

Tre persona janë arrestuar nga Policia në qytetin e Pejës, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj burrit, babait të tyre, raporton Gazeta “Enigma”.

Viktima mashkull ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij.

“Pejë / 27.07.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/

Related Articles