Nënë e bir janë intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj familjarit të tyre, raporton Gazeta “Enigma”.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Graqanicë / 27.07.2024 – 22:30. Ankuesi m/kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja f/kosovare dhe djali i tij m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa palët e dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma/