Asnjë person nuk u lëndua si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në një depo në Miradi të Fushë Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.
Ajo në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka njoftuar se ka dëme materiale, dhe se policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Në media u deklarua se depo në fjalë është private, dhe brenda kishte material shkollor. /Gazeta Enigma/