Adell Shaboviq eliminohet nga gara e notit në “Paris 2024”

Adell Shaboviq eliminohet nga gara e notit në “Paris 2024”

Notari i Kosovës, Adell Shaboviq, është eliminuar të martën prej garës në not, në Olimpiadën që po mbahet këtë vit në Paris.

Në rrethin e parë të garës – në kategorinë stil i lirë prej 100 metrash – ai ka dalë i dyti në grupin e tij, mirëpo nuk është renditur në mesin e 16 garuesve më të shpejtë, të cilët kanë prekur gjysmëfinalen.

Në listën përfundimtare me 79 notarë, Shaboviq është renditur në vendin e 58-të, me 4.20 sekonda dallim prej garuesit të parë në listë, amerikanit, Jack Alexy, i cili e ka përfunduar garën për 47.57 sekonda.

Kjo është hera e parë që 21-vjeçari përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike.

Shaboviq është pjesë e ekipit të notit në Universitetin Princeton në SHBA.

Me prejardhje është nga qyteti i Pejës në Kosovë, por i lindur dhe i rritur në Bruklin të Nju Jorkut. Familja e tij jeton prej dekadash në SHBA.

Përveç Shaboviqit, Kosovën në not këtë vit e përfaqëson edhe Hana Beiqi.

Kosova këtë herë përfaqësohet në Olimpiadë me nëntë atletë – në sporte si xhudo, not, atletikë dhe boks.

Pesë atletë – përfshirë Shaboviqin – tashmë e përfunduar tashmë garën.

Distria Krasniqi ka siguruar medalje të argjendtë, ndërsa Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Donjeta Sadiku kanë përfunduar garat pa çmime. /REL

Related Articles