Këshilltari i Kurtit i reagon ashpër Varhelyit: Merruni me punët tuaja, jo me dialogun

Këshilltari i Kurtit i reagon ashpër Varhelyit: Merruni me punët tuaja, jo me dialogun

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i ka reaguar në një mënyrë të ashpër Komisioner për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, i cili sot i ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta dërgojnë draft statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese e të vendit.

Jeton Zulfaj iu kundërpërgjigj atij, duke i thënë se procesi i dialogut nuk është një prej punëve të BE-së që është në dikasterin e tij, dhe se me këtë merret dikush tjetër.

“E pashë sugjerimin tuaj, z. Varhelyi, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, pa përmendur Marrëveshjen Themelore të Brukselit, d.m.th., njohjen reciproke dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Ndoshta është më mirë për ju të fokusoheni në zgjerimin e BE-së pasi dialogu në Bruksel është portofoli i dikujt tjetër”, ka shkruar Zulfaj.

Në konferencën e COSAC-ut në kryeqytetin hungarez, Budapestin, Varhelyi ka thënë se qshtë e qartë se rrugët evropiane të Kosovës dhe Serbisë kalojnë përmes Dialogut.

“Presim që palët të vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për depërshkallëzimin dhe përparimin në zbatimin e obligimeve të tyre në kuadër të dialogut, duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, ka thënë Varhelyi. /Gazeta Enigma

Related Articles