Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë që ka marrë përgjigje që kryeministri Albin Kurti ndodhet sot jashtë vendit, dhe se kjo mund të ketë qenë arsyeja e mospjesëmarrjes së tij në takimin e sotëm, por ai rezulton të jetë në vend.
Osmani i ka ftuar sot kryetarët e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të rregullta qendrore.
“Uën i ftoj një herë në katër vjet për zgjedhje të rregullta. Nuk është se shpesh fton presidentja për takime për tema të tilla të interesit nacional, mirëpo secili kryetar i partisë i cakton prioritetet e veta”, ka thënë Osmani në konferencë për media.
“Kështuqë kryeministri ka përcaktu prioritet tjetër. Këtë përgjigje jua paska dhënë juve [gazetares], ne nuk e kemi. Një përgjigje që e kam pasë pak ma herët është që nuk është në Kosovë, mirëpo qenka”.