Komitetit Olimpik i Kosovës ka njoftuar se Kosova ka dal e para në Ballkan me medalje në Lojrat Olimpike “Paris 2024”.
KOK përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se shteti i Kosovës është i radhitur i pari në Ballkan, ndërsa i 24-ti në botë, sa i përket ranglistës së medaljeve që janë marrë në Paris.
“Në vendin e 24-të nga 206 ekipet Olimpike. Sukses se jo mahi!”.
“Jemi me numër medaljesh më shumë se të gjitha shtetet e Ballkanit. Vetëm 43 shtete kanë fituar medalje deri sot!”, thuhet në njoftimin e KOK-ut./Gazeta Enigma/