“Befasi që institucionet serbe nuk i ngriten aktakuzë Radoiçiqit”

“Befasi që institucionet serbe nuk i ngriten aktakuzë Radoiçiqit”

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se është për t’u habitur fakti që institucionet e Serbisë ende nuk kanë ngritur aktakuzë për arrestimin apo kapjen e Milan Radoiçiq si kreu i grupit që bëri agresionin në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se ka dëshmi të mjaftueshme për lëshimin e atakuzës ndaj Radoiçiqit.

“Nuk mund të presim që Serbia të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në ndjekje penale apo aktakuza, apo burgosje të personave të cilët e kanë kryer aktine agresionit kundër Kosovës. A e dini pse? Sepse janë politikanët në krye të Serbisë që e kanë urdhëruar një sulm të tillë, kjo dihet mirëfilli. Sa i përket Kosovës kjo është çështje që vërtetë është vështirë të kuptohet me të gjithë ato dëshmi që janë mbledhur nga Policia e Kosovës, nga AKI-ja, nga partneriteti i ynë me aleatët, nga institucionet e tona të sigurisë dhe deri tani të mos ketë aktakuzë për një person që siç e dini që ka pasë edhe më herët prova që t’i ngritet. Por përkundrazi ka ndodhë një gjë e paprecedentë pra i është tërhequr urdhërarresti, duke thënë për arsye që nuk janë dëgjuar më parë, për arsye taktike”.

Ajo ka pohuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka qenë koka politike e sulmit në Banjskë.

“Ato arsye taktike ato dokumente të lëshuara nga institucionet e sigurisë, u dhanë zemër të hyjnë në Kosovë dhe ta sulmojnë Kosovën. Sepse kanë menduar të hyjnë pa asnjë therr në këmbë, i kemi parë të gjitha provat krimineli Radoçiqi nga konteksti praktik e ka pranuar se e ka kryer këtë sulm, sepse nga konteksti politik Vuçiq është koka e këtij sulmi. Mos të ngritet aktakuzë ndaj dikujt është befasi tepër e madhe, mendoj se të gjithë ne duhet të kërkojmë përgjegjësi se pse nuk po ngritet atakuza”, ka thënë Osmani.

Related Articles