Rrustemi i VV-së, presidentes Osmani: Mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore e refuzuat Konjufcën në takim?

Rrustemi i VV-së, presidentes Osmani: Mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore e refuzuat Konjufcën në takim?

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, u deklarua i pari nga partia e tij, lidhur me vendimin e Presidentës, Vjosa Osmani për mos ta lejuar Konjufcën si përfaqësues të VV-së me arsyetimin se takimi ka qenë në nivel kryetarësh.

Rrustemi ka shtruar pyetjen: “Mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore Presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik (që është edhe Kryeministër) me nënkryetarin e parë (që është edhe Kryeparlamentar)?”

“Kryeministri Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht, andaj ai është dashur të peshojë: ta anulojë pjesëmarrjen e konfirmuar qysh para tri javësh në drekë me 21 ambasadorë, apo të shkojë aty dhe në vend të tij me partitë politike te Presidentja Osmani të shkojë nënkryetari i parë dhe kryeparlamentari Konjufca. Me të drejtë e ka përzgjedhur të dytën. Pyetja që duhet shtruar është: mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore Presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik (që është edhe Kryeministër) me nënkryetarin e parë (që është edhe Kryeparlamentar)?”, ka shkruar Rrustemi.

Related Articles