Kurti e ripërsërit kërkesën e tij edhe pas deklarimeve të QUINT-it: Ura e Ibrit duhet të hapet

Kurti e ripërsërit kërkesën e tij edhe pas deklarimeve të QUINT-it: Ura e Ibrit duhet të hapet

Pavarësisht se shtetet e QUINT-it dhe NATO nuk po e mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës në Mitrovicë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është stepur nga qëndrimi i tij se ura e Ibrit duhet të hapet, raporton Gazeta Enigma.

Ndonëse s’u deklarua pas takimit me ambasadorët, nga zyrta e Kurtit kanë thënë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë.

“Konsultimet dhe koordinimi vazhdojnë. Siç thuhet në planin e Bashkimit Evropian për rivitalizimin e urës, ura e Mitrovicës mbi Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se ‘rivitalizimi i saj do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim’. Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles