Kroacia forcohet, blen nga Amerika sistemin e fuqishëm ushtarak që pak e kanë në Evropë një të tillë

Kroacia forcohet, blen nga Amerika sistemin e fuqishëm ushtarak që pak e kanë në Evropë një të tillë

Pas blerjes së avionëve luftarakë Rafale, sistemit antiajror Mistral dhe kontraktimit të helikopterëve shtesë Black Hawk, Kroacia tani po blen armë tjera të fuqishme.

Qeveria kroate deri në fund të vitit do të nënshkruajë një kontratë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vlerë rreth 300 milionë dollarë për blerjen e raketës shumëfuçi M142 HIMARS.

HIMARS është një sistem artilerie shumë i lëvizshëm me rrota tokë-tokë.

Sistemi përfshin një kamion, një sistem kontrolli zjarri dhe një kontejner me një kapacitet prej gjashtë raketash. Në Evropë, sipas informacioneve, vetëm Polonia, Rumania dhe Ukraina e kanë atë

Related Articles