1 muaj paraburgim për burrin që vrau mizorisht gruan e tij në Graçanicë

1 muaj paraburgim për burrin që vrau mizorisht gruan e tij në Graçanicë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muajit të pandehurit D.Zh., i cili akuzohet për “vrasje të rëndë” të gruas së tij, në Graçanicë.

“I pandehuri D.ZH, pasi kishte përfunduar punën ishte ndaluar në një kafene në fshatin Prelluzhë duke konsumuar alkool, me tu kthyer në shtëpi, e kishte kapur tani të ndjerën për koke duke e përplasur në shkallët e betonit dhe duke i shkaktuar lëndime trupore si dhe humbje të vetëdijes, e njëjta dërgohet në QKUK  dhe hospitalizohet deri me datë 02.08.2024, ku rreth orës 03:40 të mëngjesit, ndërron jetë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut.

Gjykata e ka arsyetuar vendimin për caktimin e paraburgimit, duke thënë se nëse i pandehuri D.Zh., gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se i njëjti do të pengojë rrjedhën e procedurës penale. /Gazeta Enigma

Related Articles