Një i vdekur e një i lënduar nga aksidenti me motoçikletë në Pejë

Një i vdekur e një i lënduar nga aksidenti me motoçikletë në Pejë

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar në Pejë, pasi dolën jashtë rrugës përderisa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë.

Rasti ndodhi rreth orës 15:30, në fshatin Shtupeq.

Këtë për Gazetën Enigma e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tregoi se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë. /Gazeta Enigma

Related Articles