Personi që mbeti në makinë si pasojë e flakëve të mëdha pas aksidentit me një kombibus në Klinë, është deklaruar i vdekur nga organet e rendit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se vdekjen e tij e konfirmoi mjeku kujdestar.
“Personi i cili kishte mbetur i bllokuar në makinë e cila ishte përfshirë nga flakët bashkë me kombibusin ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, tha Gashi. /Gazeta Enigma