Kryeministri i vendit Albin Kurti, të hënën me fillim nga ora 10 do të nisë një vizitë zyrtare në shtetin fqinj, Maqedoninë Veriore, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për “Enigmën” e ka ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut”, tha ai.
“Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, deklaroi Kryeziu për “Enigmën”.
Tutje ai ka theksuar se “realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”. /Gazeta Enigma/