Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” tani e tutje do ti ketë edhe katër porta më shumë.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njoftoi se nga tetë porta që ishin deri më tani, aerporti do t’i gjithsejt 12 porta, me një sipërfaqe shtesë prej 1 mijë e 200 m2.
“Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre”, tha Bislimi.
Tutje ai njoftoi se këtë javë u mbajt ceremonia e inaugurimit të punimeve të fundit. /Gazeta Enigma