Në xhami shkuan por jo për të kryer ritet fetare.
Dy të dyshuar të premtën kanë dëmtuar dritaret e më pas janë futur brenda në Muhoc të Ferizajit.
Sipas raportimit, të dyshuarit pastaj kanë hequr nga rrjeti elektrik kamerat e sigurisë.
Rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë në tentativë”, dhe po hetohet, shkruan në raportin 24-orësh të policisë. /Gazeta Enigma