Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Gllarevë të Klinës, raporton Gazeta “Enigma”.
Në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka njoftuar se personat e lënduar janë duke marrë trajtim mejkësor.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Gashi. /Gazeta Enigma/