Shpërthim i fuqishëm në Pogradec, shkatërrohet një apartament

Shpërthim i fuqishëm në Pogradec, shkatërrohet një apartament

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një apartamenti në katin e dytë të një pallati në lagjen numër 2 të Pogradecit.

Sipas A2CNN, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa dritaret të “fluturojnë” në rrugën kryesore, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ndërkohë, si pasojë e shpërthimit mësohet se ka mbetur e plagosur një e moshuar, e cila ka marrë plagë të shumta në fytyrë dhe është duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Related Articles