Policia e Kosovës është në kërkim të reperit Arkimed Lushaj, që njihet si Stresi.
Ata kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për vendodhjen e tij.
Ndërkaq ky i fundit ka postuar një video-mesazh në rrjetin e tij social në Instagram.
Këtë mesazh, ai ia ka drejtuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Sipas këngëtarit 500 forca policore kanë qenë në shtëpinë e tij derisa ka shtuar se ata nuk do të mund t’i afrohen atij.
“A e keni parë që tri vjet se si po kërcënohemi në rrjete sociale. Si po na kërcënohet motra, meqë jeni feministe dhe e doni forcën e gruas. Hyni në tik tok dhe shihni se si shahen gratë nga një përvers 40 vjeç dhe ju lëshoni urdhërarrest. 500 forca policore kanë qenë të shtëpia ime. A jeni normal ju”, ka thënë ndër të tjera ai. /Gazeta Enigma