Ndonëse aventura e ekipit kosovar në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ka përfunduar, shumë personazhe të njohura kanë duartrokitur performancën e tyre në Francë.
Kosova nga Lojërat Olimpike nuk u kthye bosh. Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu u përkujdesën që me vete të sjellin edhe dy medalje në atdhe.
Krasniqi e mori të argjendtën, kurse Fazliu të bronztën, duke ngritur në pesë numrin e përgjithshëm të medaljeve nga pjesëmarrjet në tri olimpiada.
Me këtë rast kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh krenar për këtë arritje të xhudsteve tona.
Rama tha se ato “po e nderojnë Kosovën botërisht”. “I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, tha kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. /Gazeta Enigma