Reperi i njohur Stresi tash e disa ditë është në kërkim të Policisë së Kosovës.
Ai dyshohet të ketë kryrë veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, për një rrahje që ndodhi disa ditë më parë në Pejë, ku pos tij i përfshirë dyshohet të jetë edhe Noizy dhe DJ Crax.
Megjithatë, Stresi po vazhdon të lajmërohet nga Instagrami.
Së fundmi, ai ka postuar një video duke treguar se po e shijon bregdetin shqiptar.
Ndërkaq, një ditë më parë, reperi publikoi një video-mesazh drejtuar ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ku i bëri thirrje që të hyjë në Tik Tok dhe të shoh se si shahen gratë, derisa tutje shtoi se se ata (autoritetet e vendit) nuk do të mund t’i afrohen atij. /Gazeta Enigma