Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka njoftuar se një foshnje katërmuajshe nga Struga është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, raporton Gazeta “Enigma”.
Zëdhënësi Stefan Dimoski informoi se në DPB-Strugë është raportuar se fëmija është dërguar pa shenja jete në Repartin e Fëmijëve.
”Një djalë katër muajsh nga një fshat i Strugës është sjellë nga prindërit në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë pa shenja jete. Sipas njoftimit, paraprakisht kanë thirrur ekipin e Emergjencës Mjekësore – Strugë, i cili ka bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është dërguar në spital, ku është konstatuar se ka vdekur”, tha Dimoski.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i foshnjës do të dorëzohet për autopsi, shkruan Alsat.