Një 82 vjeçar ka ndërruar jetë në një shtëpi të moshuarve në Tiranë.
Ai dyshohet se u godit nga shoku i dhomës së tij, me bastun të hekurit.
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me rastin.
Dyshohet se një krevat ka qenë pikënisja e sherrit që dërgoi deri në një fund tragjik.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm kur 78-vjeçari, Zyhdi Shehu nisi t’i kërkonte llogari shokut të tij të dhomës, Virxhil Vesho se “përse i kishte zënë krevatin.”, njofton A2Cnn, transmeton Gazeta Enigma.
Mësohet se të dy të moshuarit janë me sklerozë. Autori i dyshuar qëndronte në azilin privat prej një viti, kurse viktima prej katër vitesh. 78-vjeçari Zyhdi Shehu është vënë në pranga pas ngjarjes së rëndë. /Gazeta Enigma