Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në “Fshatin e Ri” në Viti.
Ngjarja ndodhi sot (e enjte) rreth orës 10.
“Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur. Të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen. Sipas mjekut kujdestar të plagosurit për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, në një përgjigje për Gazetën Enigma.
Njësitet Policore kanë identifikuar dhe arrestuar një person i cili dyshohet që ka shtënë drejt të plagosurve.
Po ashtu në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe dy armë zjarri. /Gazeta Enigma