Lirohen dy politikanët serbë që u ndaluan në veri nga Policia e Kosovës

Lirohen dy politikanët serbë që u ndaluan në veri nga Policia e Kosovës

Dy anëtarë të partisë “Demokracia Serbe” në veri të Mitrovicës janë liruar, pasi të njëjtit u arrestuan sot më herët.

Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq u arrestuan pasi penguan punën e punëtorëve të autorizuar nga organet kompetente për të shlyer disa slogane që bënin thirrje nacionaliste, afër urës së Ibrit.

Mësohet se këta politikanë kanë penguar punëtorët teksa ata po e fshinin një flamur serb të vizatuar në një mur në afërsi të urës.

Pas arrestimit, dhjetëra qytetarë serbë protestuan para stacionit të policisë në veri të Mitrovicës. /Gazeta Enigma

Related Articles